Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael “Dr. Haim Abravanel” u formua me qëllim për të mos lënë në harresë këtë vepër të jashtëzakonshme humane të treguar nga shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj, gjatë  periudhës më të errët të njerëzimit në kohët moderne, Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompenzimi. Fenomen i cili nuk u shfaq në asnjë vend tjetër të botës ende nuk është zbuluar i plotë dhe si duhet.

Siç dihet Shqipëria ishte i vetmi vend në botë i cili me urdhër të veçantë të Mbretit Zogu i I-rë, institucionalisht shpëtoi hrebrenjtë që vinin nga vise të ndryshme të Evropës, duke u bërë vendi i vetëm në botë i cili kishte numër më të madh të hebrenjëve pas luftës sesa para saj, por asnjëherë nuk u mendua se prej nga erdhën ata hebrenjë. Shumica erdhën në Shqipëri të ndihmuar nga shqiptarët në trojet e tyre jashtë kufijve të Shqipërisë, duke formuar kështu një sistem të organizuar për transport dhe strehim të sigurtë.

Në fillim të viteve 1980-të, znj. Xhangyle Ilijazi, nga Gjilani ishte aktivistja e parë që filloi të hulumtojë dhe regjistrojë faktet mbi fenomenin unik të Shqiptarëve të Kosovës të cilët strehuan hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të njerëzimit në kohë moderne, Holokaustit.

Në hulumtimet e saj, ajo erdhi në kontakt me shumë individë e familje shqiptare në Kosovë, në mesin e tyre edhe familjen Rezniqi, veçanërisht me Mustafa-Pashë Rezniqin, i ati i të cilit Arsllan Rezniqi, kishte strehuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe i cili iu bashkua iniciativës së znj. Ilijazi në zbulimin dhe dokumentimin e familjeve të tjera shqiptare në Kosovë, që kanë strehuar hebrenjtë gjatë asaj periudhe.

Më 05 Shkurt 2005, znj. Ilijazi dhe z. Rezniqi, së bashku me veprimtarë të tjerë dhe anëtarë të familjeve të tjera shqiptare të Kosovës që kishin strehuar hebrenj gjatë Holokaustit, themeluan Shoqatën e Miqësisë Kosovë-Izrael, qëllimi kryesor i së cilës është hulumtimi, zbulimi, regjistrimi, dokumentimi dhe publikimi i të gjitha fakteve mbi shpëtimin dhe strehimin e hebrenjëve gjatë Holokaustit në territorin e Republikës së Kosovës dhe trojeve shqiptare jashtë saj. Në themelimin e Shoqatës mes tjerëve ishin edhe i ndjeri z. Dashnor Xërxa (i biri i Hasan Rema – Xërxës, shpëtimtar i hebrenjëve), e ndjera Hazbije Rezniqi-Salihu (e bija e Mustafa-Pashë Rezniqit),  etj.

Gjithashtu, në misionin e Shoqatës qëndron edhe kultivimi i miqësisë në mes dy kombeve tona, të cilat i bashkon e kaluara e përbashkët e bashkëjetesës dhe e mirëkuptimit.

One Response to :
Qëllimi

  1. Ekremi says:

    Neve nuk duhet të harrojmë se çka e ka gjetur fqiun, se mund të na gjejë edhe neve e njejta gjë(për fat të keq edhe neve na gjeti – një milion u përzunë prej shtëpive të veta më 1999 e sa te tjere u vrane, por falë kësaj “mosharrese” të komunitetit nderkombetar te gjith ata u kthyen ne shtepite e veta). Si duket Visari duhet që t’a perjetoje nje Holokaust që t”a marrë vesht. Larg qoftë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *