“Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” shpaloset në Ulqin me 40 fotografi

September 14, 2015 / Comments (0)

Uncategorized

Qyteti bregdetar i Ulqinit është kthyer prapa me historinë e bujshme të humanizmit shqiptar të shekullit të kaluar.

40 fotografi që portretizojnë ndihmën e shqiptarëve për komunitetin hebraik në Kosovë, në galerinë e Muzeut në Kala. Në kuadër të aktiviteteve që u organizuan gjatë “Skenës verore” të këtij qyteti, të shtunën u hap ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ekspozitë me rrugëtimin e saj, sipas të pranishmëve, vazhdon promovimin e fisnikërisë shqiptare të treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mos e ndalur udhëtimin edhe jashtë Kosovës.

Të pranishmit patën rastin të kuptonin për së afërmi zhvillimet e asaj periudhe, kur besa shqiptare luajti rolin kulmor gjatë shekullit të kaluar. Ekspozita është organizuar nga shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel” dhe Qendra e Kulturës e Ulqinit.

http://koha.net/?id=4&l=75049

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *