Ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” u hap në Malishevë

April 28, 2014 / Comments (0)

Aktivitete

Ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë”, me fotografi të shpëtimtarëve nga Kosova, që kishin strehuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vazhduar rrugëtimin në Kosovë. U hap ekspozita “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë. Aty u prezantuan fotografi të shqiptarëve të Kosovës, që kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Malisheve

Enver Mazreku, menaxher i Shtëpisë së Kulturës, tha se kjo ekspozitë është e një rëndësie të veçantë, pasi që me përmbajtjen e saj tregon për zemërgjerësinë e familjeve shqiptare.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, vlerësoi lart kontributin e familjeve të kësaj komune.

Lekë Rezniqi, nga Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel”, tregoi se pse kjo ekspozitë u hap pikërisht në Malishevë.Në ekspozitë, e cila do të jetë e hapur për një javë, u krijua mundësia edhe për t’u lajmëruar të gjitha familjet që kanë dhënë kontribut e që nuk janë evidentuar deri më tash.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *