“Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë” – Ekspozitë dhe tryezë në bashkëpunim me “Simon Wiesenthal Center” – Paris

October 6, 2013 / Comments (0)

b Uncategorized

Në kuadër të bashkëpunimit me “Simon Wiesenthal Center” në Paris, u organizua tryeza dhe hapja e ekspozitës “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë”

 

Tryeza "Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë"

Më 4 dhe 5 tetor 2013, në Gjakovë, u hap ekspozita dhe u mbajt tryeza “Shpëtimi i hebrenjve në Kosovë”. Përveç kësaj, u prezantua edhe filmi dokumentar kushtuar Simon Wiesenthalit – jetës dhe trashëgimisë së tij “I have never forgotten your”.

I mysafir i nderit ishte z. Shimon Samuels nga “Simon Wiesenthal Center” në Paris, i cili prezantoi më tepër aktivitetet dhe punën e qendrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me qëllim të edukimit të gjeneratave të reja, lidhur me mizoritë e ndodhura shekullin e kaluar.

Gjithashtu, ky aktivitet, i pari i këtij lloji deri më tani, ishte një rast i mirë që edhe personalitete ndërkmbëtare të informohen për shpëtimin e hebrenjve dhe të njihen drejtpërsëdrejti me shpëtimtarët dhe pasardhësit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *