Reagim pas vendosjes së pllakës përkujtimore të Holokaustit në Prishtinë

Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel”, e cila mision dhe qëllim kryesor ka të zbulojë dhe publikojë faktet për familjet që kanë shpëtuar hebrenj në Kosovë, gjatë Holokaustit, e konsideron të papranueshme vendosjen e pllakës përkujtimore në Prishtinë.

Duke e theksuar se përkulemi me nderim para çdo viktime të Holokaustit, gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se rrethanat dhe historia e Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë ndryshe nga siç është shkruar deri më sot. Kosova dhe Shqipëria janë raste sui generis në Evropë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, përfshirë ata që ishin në Shqipëri para Holokaustit, por edhe ata që kanë ardhur aty për t’u strehuar nga vende të ndryshme të Evropës. Gjithashtu, duhet bërë e ditur se ishin pikërisht shqiptarët etnikë të Kosovës ata që ndihmuan hebrenjtë e përndjekur nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës, të kalojnë të sigurtë në territorin shqiptar. Pas çlirimit të Kosovës dhe hapjes së arkivave të shtetit shqiptar, në vitet 1990 dhe 1991, kanë dalë në dritë fakte të shumta që vërtetojnë se 100% e hebrenjve në Shqipëri janë shpëtuar.

Edhe vetë përmbajtja e tekstit të kësaj pllake, është një çështje që na shqetëson, ngase lë mundësinë që historia të interpretohet sikur të ishin pikërisht shqiptarët e Kosovës ata që dorëzuan hebrenjtë në kampet naziste, gjatë Holokaustit.

Kërkojmë nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që sa më parë ta njohin zyrtarisht rolin unik të familjeve shqiptare në Kosovë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë

Holokaustit.

Sinqerisht,

Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael ‘Dr. Haim Abravanel”

Prishtinë,

23. 05. 2013

One Response to :
Reagim pas vendosjes së pllakës përkujtimore të Holokaustit në Prishtinë

  1. Ivona says:

    Hi, My name is Ivona and I come from Bitola, my father told me the story about his father (my grandfather) was a very good and close friend of Dr Abravanel while he was in Bitola. Rachel the doctors granddaughter probably will remember my father back then in 1960’s so please if you have any contact of Rachel , email or whatever I would like to contact her. It is a part of my grandfathers past, grandfather which I never meet. Thank you and all the best from Bitola Macedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *