Reagim ndaj dëmtimit të varrezave të vjetra hebraike, në lagjen TaukBahçe në Prishtinë

December 1, 2011 / Comments (0)

Uncategorized

REAGIM

Ndaj dëmtimit të varrezave të vjetra hebraike, në lagjen TaukBahçe në Prishtinë.

Me të marrë lajmin për dëmtimin e varrezave hebraike në Prishtinë, delegacioni i Shoqatës sonë i ka vizituar ato menjëherë. Kemi parë nga afër dëmtimet vandale që u ishin bërë, duke u vizatuar shenjën naziste, svastikën dhe shkrimin “JUD RAUS”.

Këto akte janë të papranueshme për cilindo qytetar, e sidomos kur bëhet fjalë për një komunitet që ka jetuar në mënyrë vëllazërore me të gjitha komunitetet e pranishme në Kosovë. Andaj, edhepse ky komunitet nuk jeton më në Prishtinë, në atë masë si dikur, trashëgimia që kanë lënë është e pazëvendësueshme dhë një thesar që duhet ruajtur me shumë kujdes.

Këto akte, janë në kundërshtim të plotë me cilëndo doktrinë mbi respektimin e të drejtave të njeriut, andaj kushdo që qëndron prapa këtij sulmi nuk dëshiron që të ruehn vlerat e shoqërisë sonë, e cila njihet në mbarë botë për tolerancën fetare.

Si Shoqatë, në të cilën grumbullohen familjet Shqiptare që kanë strehuar hebrenj gjatë Holokaustit, periudhës më të errët të njerëzimit në kohë moderne, si dhe e cila për mision ka zbulimin e fakteve mbi shpëtimin e hebrenjve në trojet tona dhe për miqësinë e kahmotshme midis dy popujve tanë, i bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndriçohet plotësisht ky rast, si dhe nga institucionet tona përgjegjëse që të sigurohet mbrojtja e duhur e këtij objekti, Monument i trashëgimisë sonë.

 

Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael – Kosova-Israeli Friendship Association

“Dr. Haim Abravanel”

“Duke zbuluar një trashëgimi të fshehur” – “Uncovering a hidden legacy”
Zagreb str. No.1, Arbëria,
10.000 Prishtina
Republic of Kosova

Tel: +377 (0)44 620 400
Fax:+381 (0)38 245 248
www.kosovaisrael.org

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *