Presidentja Jahjaga pret delegacionin e SH.M.K.I. “Dr. Haim Abravanel” dhe të Bashkësisë Hebraike të Kosovës

December 27, 2011 / Comments (0)

Aktivitete

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, të prirë nga z.Votim Demiri, kryetar i bashkësisë, si dhe nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel”, shoqate e cila merret me hulumtimet mbi shpetimin e hebrenjve ne Kosove gjate Holokaustit, i prire nga znj. Xhangyle Ilijazi. Ne takim moren pjese edhe znj. Ines Qomo dhe z. Leke Rezniqi.
Drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës dhe te Shoqates se Miqesise Kosove-Izrael e njoftuan Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimet e tyre. Ata e vlerësuan si shumë të rëndësishëm aktin e nënshkrimit me SHBA të protokollit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Presidentja Jahjaga i përgëzoi drejtuesit e Bashkësisë Hebraike të Kosovës dhe te Shoqates se Miqesise Kosove-Izrael “Dr. Haim Abravanel” për punën dhe për kontributin e tyre dhe u ofroi mbështetjen e saj te plote ne punen e metutjeshme.
Drejtuesit e subjekteve te lartpermendura i dhanë Presidentes Jahjaga nga një mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtjen e trashëgimisë hebraike në Kosovë.
Me nderime,
Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael – Kosova-Israeli Friendship Association
“Dr. Haim Abravanel”
“Duke zbuluar një trashëgimi të fshehur” – “Uncovering a hidden legacy”

Zagreb str. No.1, Arbëria,
10.000 Prishtina
Republic of Kosova 

Tel:  +377 (0)44 620 400
Fax:+381 (0)38 245 248
www.kosovaisrael.org

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *