Në Shkup u hap Qendra përkujtimore e Holokaustit

April 5, 2011 / Comments (0)

Aktivitete

Shkupi u bë qendra e katërt në botë që ka Qendër Memoriale për Holokaustin e Hebrenjve.

image

10/03/2011

Zëvendës kryeministri izraelit Moshe Jaalan me rastin e përurimit tha se leksionet për holokaustin janë të rëndësishme edhe sot, njëjtë siç ishin edhe para 70 viteve pasi holokausti nuk filloi me kampet naziste, por me antisemitizmin dhe përhapjen e fjalorit të urrejtjes. Jaalan në emër të shtetit izraelit falënderoi Qeverinë e Maqedonisë dhe kryeministrin Gruevski për kthimin e pronave të hebrenjve si dhe për vendimin për ndërtimin e Qendrës Memoriale të Holokaustit. “Kjo është një e arritur e rëndësishme e Qeverisë së Maqedonisë, shteti i parë që finalizoi kthimin e pronave hebreje, pasi që ky akt vulos kujtimin për hebrenjtë e vrarë. Kjo iniciativë për t’u krijuar një vend ku do të rikujtohen 7148 hebrenjtë, të cilët dikur ishin pjesë e komunitetit të suksesshëm hebre në Maqedoni si dhe të edukohen njerëzit për mësimet e rëndësishme, është një e arritur e madhe” tha Moshe Jaalan,  zv/kryeministër i Izraelit. Kryeministri Gruevski tha se kjo Qendër Memoriale për Holokaustin e Hebrenjve është një satisfaksion, qoftë ajo edhe morale, për fitoren e së mirës ndaj padrejtësive si dhe për triumfin e shpirtit. “Ndërgjegjja ime më pëshpëriste se e kemi patjetër të gjejmë një mënyrë për të shënuar se këtu kanë jetuar njerëz, bashkëqytetar tanë të cilët me ne kanë ndarë të mirën dhe të keqen, të cilët kanë punuar me djersë dhe me këtë kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, të cilat dikush me pa të drejtë ua ka marrë, por pa dallim nga kjo, ata edhe postmortum kanë të drejtë t’i marrin ato prona” tha Nikolla Gruevski,  kryeministër. Në hapjen e qendrës mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe ai i Shqipërisë Bamir Topi. Presidenti shqiptar shprehu kënaqësinë e tij që  ishte pjesë e një përurimi siç është Qendra Memoriale e Holokaustit ku do të rikujtohet historia e popullit hebre të persekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ju bashkëngjitëm këtij aktiviteti pasi Shqipëria është një nga vendet model që ka ruajtur popullin hebre, e ka bërë pjesë të jetës dhe të familjeve të tyre gjatë viteve të vështira dhe është një nga vendet që ju e dini shumë mirë që asnjë qytetar hebre nuk është dorëzuar tek nazistët gjerman. Plus që ky lloj evenimenti i shkon edhe asaj linje të bashkëpunimit që ne kemi midis dy vendeve tona për të simuluar urat e bashkëpunimit, miqësisë për një rajon me paqe dhe stabilitet” tha Bamir Topi, president i Shqipërisë. Ceremonia e sotme e përurimit të Qendrës Memoriale të Holokaustit filloi me vendosjen e tre urnave me hi nga viktimat në Treblinka. Përurimin e Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë sot e ndoqën edhe një numër i madh i politikanëve nga ët gjitha partitë politike në vend ndërsa mori pjesë edhe gjithë kori diplomatik.  Valmir Kuçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *